Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Kujës, ku një furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore 65-vjeçare. Mësohet se drejtuesi i mjetit 21-vjeç me iniciale I.M është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion Paraprak Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme
