Categories Lajme

Përplasi bashkëfshatarin e tij, Mhill Gega dënohet me 10 vite

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje.

Pasi shqyrtoi dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit.

Autori dhe viktima punonin në një ndërmarrje së bashku rreth një vit më parë. Aso kohe, kanë pasur konflikte dhe në një rast janë shoqëruar nga policia. Dyshohet se edhe ditën e ngjarjes tragjike ka nisur një konflikt mes tyre dhe Gega ka marrë automjetin duke përplasur për vdekje Gjetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME