Categories Lajme

Përplasi familjen me foshnjën tre muajsh tek vijat e bardha, Ajas Sulejmani ishte nën efektin e…

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili përplasi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre tre muajsh rezulton se ka qenë nën efektin e lëndëve na rkotike. Pas arrestimit, policia thotë se ai i është nënshtruar testit të d rogës dhe ka rezultuar pozitiv.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

SI NDODHI AKSIDENTI, Çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi, po kalonin në vijat e bardha bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe, kur automjeti luksoz që drejtohej nga Ajas Sulejmani ka hyrë me shpejtësi në semafor të kuq dhe i përplasi.

Më pas automjeti devijoi drejt lulishtes anash rrugës, ku përplasi një biçikletë, por qytetari shpëtoi pa u dëmtuar. Në pamjet nga vendngjarja pak pas aksidentit çifti bashkëshortëve shihen të shtrirë në tokë, ndërsa karroca e bebes e rrëzuar.

Menjëherë në ndihmë u kanë ardhur kalimtarët të cilët kanë vrapuar drejt tyre për t’i ndihmuar. Aktualisht tre të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

AUTORI, Ajas Sulejmani u arrestua në një spital privat disa orë pas arratisjes nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia në një njoftim bën të ditur se shoferi ka qenë shkelës sistematik i rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas bluve të kryeqytetit Sulejmani është ndëshkuar 8 herë, shumicën e rasteve për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas  është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor”, thotë policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME