Categories Lajme

Përplasja Alibeaj-Berisha, ish-kryeministri: Do ta ndjekë fati i Bashës

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeajn do ta ndjekë fati i Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se ai nuk tërhiqet nga apelimi i vendimit të Gjykatës që njohu Kuvendin e ish-kryeministrit, pasi nuk e lë Edi Rama, duke shtuar se është në mision.

“Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet, është në mision. Do ta ndjekë fati i Bashës. E vë veten në një pozitë të papërshtatshme”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se deputetët e PD, përfshirë edhe Lulzim Bashën, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

“Deputetët e PD, përfshi edhe Lulzim Bashën do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Çdo njeri është i lirë të marrë vendimin e tij”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të jetë në mbledhjet e radhës, Berisha tha: Patjetër do jem në çdo mbledhje..

Në përfundim nuk i ka kursyer ironitë për Alibeajn dhe bardhin duke thënë se ata janë miq  bashkë, por nuk mund të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë.

“Ai bën dhe kryetarin e partisë, i emëruar nga Gaz Bardhi, ata janë shokë por jo të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë”, tha Berisha duke qeshur.

Lidhur me kushtin e SHBA, se nëse ai do të jetë në krye të PD, amerikanët nuk do të kenë asnjë marrëdhënie me të, për shkak të shpalljen non-grata, Berisha tha se nuk ka bërë dhe as do të bëjë asnjë përpjekje për të negociuar.

“Së pari duhet ta dish mirë se s’kam bërë asnjë përpjekje për negociata, çdo ofertë e kam refuzuar në mënyrë të prerë, kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur”, pohoi ai.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME