Categories Lajme

Përplasja me turqit, “tërmet” në qeverinë greke: Mitsotakis “tradhtohet” nga i besuari i tij

Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë. Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë, shkruan abcnews.al.

Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani. Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë. Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME