Categories Lajme

Përplasje e fortë mes dy makinave në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen rëndë 6 persona

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Krahës-Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Krahës Bashkia Memaliaj ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e 6 personave dy prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.

Ka qenë automjeti tip Mercedez-Benz me targa B123OO i cili është përplasur frontalisht me një tjetër autoveturë me një shpejtësi marramendëse. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë të cilat kanë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës . Po hetohen shkaqet qe sollën aksidentin tragjik.

Policia e Tepelenës ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, teksa janë 6 persona të plagosur

Sipas policisë janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME