Categories Lajme

Përplasje mes grupeve shqiptare në Greqi, plagoset me armë 15-vjeçari

Një 15-vjecar shqiptar i komunitetit rom, është plagosur rëndë me armë në Aspropyrgo të Greqisë. Ai ishte lënë në rrugë dhe fatmirësisht është pikasur nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas e ka transportuar në spital.

Dyshohet se autori e ka goditur 15-vjecarin brenda banesës në Nea Zoi të Aspropyrgos e më pas e ka tërhequr duke e hedhur në rrugë.

Gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë për shkak të plagës me armë zjarri. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Thriasios.

Policia greke po has kohët e fundit një problematikë të theksuar pas forcimit të grupeve shqiptare rome në veprimtaritë e paligjshme, kryesisht ato të drogës.

Gjatë konflikteve muajt e fundit ka mbetur i vdekur një 5-vjecar rom si dhe janë plagosur më pas dy femra. Për një nga ngjarjet janë shpallur në kërkim disa shqiptarë romë nga Fieri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

Dashi Prania e Hënës në shenjën tuaj, favorizon intensitetin në çift. Ekuilibri i fituar ndikon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarja shtatzënë shfaq probleme shëndetësore gjatë udhëtimit drejt Barit, trageti kthehet me urgjencë në portin e Durrësit

Emergjencë mjekësore në tragetin e linjës së Barit, qytetarja shqiptare transportohet me urgjencë në spital.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 61-vjeçari në Sarandë, I sekuestrohen 134 celularë dhe aksesorë me vlerë

61-vjeçari Bujar Çupi është kapur në flagrancë duke shitur celularë dhe aksesorë të kontrabanduar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Prisnim të fejohej”/ Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i vrarë në Shkodër: Nuk kishte probleme me askënd

Babai i 33-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Shkodër, Ramazan Mataj, në një…

LEXO ME SHUME