Categories Lajme

Shqiptarja shtatzënë shfaq probleme shëndetësore gjatë udhëtimit drejt Barit, trageti kthehet me urgjencë në portin e Durrësit

Emergjencë mjekësore në tragetin e linjës së Barit, qytetarja shqiptare transportohet me urgjencë në spital. Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit. Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit.

Pasi u vlerësua situata, Kapiteneria urdhëroi menjëherë kthimin e tragetit në radë për të mundësuar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rimorkiatori “Joni” u vendos në gatishmëri për të transportuar shtetasen Jolanda T. drejt portit, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet portuale, një ambulancë e Autoritetit Portual Durrës (APD) u përgatit për ta transportuar atë në spital.

Operacioni u zhvillua në mënyrë të koordinuar dhe pa vonesa. Në orën 17:15, pacientja u imbarkua në rimorkiatorin “Joni,” i cili pritet të mbërrijë në port në orën 18:00. Menjëherë ajo do të transferohet në ambulancën e gatshme në terminalin e pasagjerëve për t’u nisur për në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME