Situatë e tensionuar në Vlorë. IKMT tenton të prishë një objekt në Radhimë, ndërsa pronari kërcënon me vetëvrasje.
IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Brenda banesës ka dhe disa shtetas italianë që nuk pranojnë të dalin nga hoteli.
Një baba së bashku me fëmijën e tij 3-vjeçar ka hipur në çatinë hotelit dhe po kërcënon që do të hidhen nga atje.
Familja është shprehur se do të qëndrojnë dhe nuk do e lirojnë atë, dhe se katin e parë e kanën në pronësi bashkë me tokën.
“Katin e parë është marrë dokumenti dhe toka është në pronësi dhe ti vjen e ma prish, brenda 5 minutash për ta shembur. Ai dhëndri im ka votuar plotësisht për Edi Ramën, ku do ta gjejmë? Si të vish këtu pa më lajmëruar, nuk e kuptoj këtë. Skam as ku të ankohem.”
Ora News ka mësuar se banorët pretendojnë se nuk janë lajmëruar më herët nga IKMT dhe se hoteli ka pasur turistë edhe ditën e sotme.