Categories Lajme

EMRAT \ Nisi si hakmarrje për vrasjen e një 5-vjeçari një muaj më parë, përplasen dy grupe shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur

Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari rom në Markopoulos më 1 nëntor ka shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi.

Burime policore bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin ambientit më të gjerë të fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos.

Për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim 4 romë shqiptarë, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.

Autoritetet greke janë informuar pasditen e djeshme për të shtëna me armë në një kamp rom në Markopoulos, jashtë një punishteje plastike.

Sipas raporteve fillestare, personat që hipnin në automjete hapën zjarr pak pas orës 7 pasdite. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy femra, 35 dhe 31 vjeç, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

Mësohet se konflikti mes dy familjeve rome që deri tani ka shkaktuar një të vdekur e dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME