Categories Lajme

Përplasje të shumta në kryeqytetin shqiptar një ditë para finales. Policia nis shoqërimin e tifozëve

Një ditë para ndeshjes situata mes dy tifozerive të skuadrave që do të zbresin ditën e nesërme në fushën e blertë duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar disa incidente në zona të ndryshme të kryeqytetit ku janë lënduar dy efektivë policie dhe një tjetër person u plagos pasi u godit me karrige.

Zonat më të nxehta të incidenteve janë ato të Pallatit me Shigjeta, 21 Dhjetori, zona e Drejtorisë së Policisë, pedonalja dhe 21 Dhjetori.

Policia ka vendosur kordonë sigurie në disa zona të ndryshme për të shmangur përplasjet mes dy grupeve të tifozëve.

Pre e sulmeve të tifozëve kanë rënë edhe uniformat blu, ndërkohë që te Drejtoria e Policisë së Tiranës një makinë e patrullës është sulmuar me objekte të forta.

Dhunë, alkool, makina të dëmtuar dhe terror tek qytetarët shqiptarë, kjo ka qenë ajo çka kanë sjellë me vete Holandezët në Shqipëri.

Pas incidenteve policia ka nisur shoqërimet. Forca të shumta policie janë në terren, ndërsa u janë bashkuar edhe grupe të FNSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME