Categories Lajme

Përse nuk e shkarkoni Bashën? Grida Duma: Na kërkoi qetësim të situatës, i kemi lënë dy javë kohë!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar kriza në Partinë Demokratike.

Arjan Çani ka pyetur deputeten Grida Duma, se përse nuk e largojnë Bashën nga grupi parlamentar, kur ata kanë shumicën dhe thuajse të gjithë i kanë kërkuar dorëheqjen.

Duma tha se Bashës i janë lënë dy javë kohë, sepse ai ka kërkuar “qetësim të situatës”, që më pas të dorëhiqet vetë.

Pjesë nga biseda: 

Arjan Çani: Këndvështirmi i Gridës është logjik, politik, por ne duhet të jemi pak më të ftohtë kur analizojmë Bashën. Zgjidhja që propozon Grida, që ai të japë dorëheqjen vetë… Ata nuk kanë pse të lodhen me këtë punë. Detyra e tyre, është të mblidhen 50 + 1 të grupit dhe ta heqin nga grupi. Ti thonë nuk kemi më punë me ty. Ky do të ishte hap i parë. Nëse këta janë të bindur që Basha nuk po e bën detyrën, përse nuk e largojnë nga grupi parlamentar? Në një vend normal, do të ndodhte kjo gjë.

Grida Duma: Një lëvizje e tillë nisi. Ka një dokument me firma. Kam thënë që do të firmosim çdo dokument për dorëheqjen. Është kërkuar nga ana e tij qetësim i situatës, që ai ta bëjë vetë këtë gjë. Nuk ka sens që ne të diskutojmë në çdo mbledhje të njëjtën gjë. Grupi pastaj kur sheh që nuk ka reflektim dhe tërheqje… Pra midis një dhe dy javësh të ketë një reagim të tij.

Arjan Çani: Pra në fund të marsit…

Ylli Rakipi: Po prit o Arjan, se ky thërret kryetarët dhe u thotë arrestohet Berisha për një javë…

Grida Duma: Janë thashetheme që hapen për diversion. Thuhen edhe nga këto, po.

Arjan Çani: Grida thotë do të marrim masa deri në fund të marsit. Cfarë masash të tjera përveçd pezullimit?

Grida Duma: Ka edhe të tjera, por mos më bëni të flas për masa që duhen diskutuar brenda grupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME