Categories Lajme

Shtyhet procesi gjyqësor për ish-deputetin Klevis Balliu

Seanca gjyqësore për ish-deputetin Klevis Balliu është shtyrë sepse është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë më parë. Për këtë ka folur avokati duke thënë se nuk morën asnjë përgjigje për këtë ndryshim të papritur. “24 orë para është ndërruar prokurori. Si mund të shqyrtojë prokurori 24 orë para pa e marrë vesh pala tjetër? Nuk kanë dhënë ndonjë justifikim zyrtar. Nuk ndodh që 24 orë para një procesi të ndërrohet procesi. Është shtyrë”, tha avokati para mediave pasi doli nga Gjykata Penale. Ndërsa ish-deputeti i PD nuk i kurseu kritikat për qeverinë duke shtuar se prokurori u ndërrua vetëm me qëllimin që të shtyhet seanca.

“Këta sollën policinë në 7 të mëngjesit tek shtëpia ime dhe këtu ndërrojnë prokurorin për të shtyrë seancën. Do të jenë 10 banorë të tjerë të unazës që akuzohen se kanë protestuar. Kemi të bëjmë me sistem hajdutërie. E përsëris, banorë të nderuar të këtij vendi janë future në burg se nuk paguajnë dot dritat. KLSH flet për 6.2 mln euro të zhdukur nga buxheti i shtetit dhe nuk keni 1 të arrestuar. E vetmja gjë që ka rëndësi sot është se sistemi i drejtësisë, është shkatërruar për vjedhjet. Këta mafiozë dhe qeveri hajdute e kapur me presh në dorë nga opozita. Sa më shumë të limitohet qytetari, aq më pak drejtësi do të kesh në vend. Zgjedhjet po trokasin dhe do i fitojmë këto zgjedhje për të kthyer normalitetin në Shqipëri”, tha Balliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME