Categories Lajme

Përshkallëzohen tensionet, droni rus kalon në hapësirën e Polonisë, rrëzohet nga ukrainasit

Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre me Poloninë duke theksuar se më parë ai kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s.

Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona.

Një zëdhënës i forcave ukrainase tha: “Siç mund të shohim, pushtuesit vazhdojnë të kryejnë veprimet e tyre provokuese pa hezitim, duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s”.

Forcat e Putinit nisën sulme me raketa vetëm 20 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sulmi ajror, i cili shkatërroi bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv, vrau të paktën 35 persona dhe plagosi 134 të tjerë. Forcat ruse lëshuan më shumë se 30 raketa lundrimi duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë Vladimir Putinin për provokim ndaj vendeve të NATO-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME