Të paktën 126 persona vdiqën si pasojë e stuhisë që përfshiu Filipinen qendrore pas Krishtlindjes, sipas një raporti të ri të njoftuar të dielën nga autoritetet, numri më i madh i vdekjeve u shënua nga rrëshqitja e dheut.
Përmbytje të shumta u shkaktuan nga kjo valë e fortë stuhie që goditi ishujt në arkipelagun lindor dhe qendror më 29 dhjetor. Bilanci i mëparshëm raportonte për 68 të vdekur.
Mbi njëqind persona vdiqën në rajonin malor Bicol, në juglindje të Manilës, njoftuan zyrtarë të Shërbimeve për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore.ATSH