Categories Lajme

Personi në foto bën ‘kërdinë’ në një pikë këmbimi, vjedh 40 mijë euro me anë të një skeme mashtrimi!

40 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Asim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë kapur të gjitha veprimet, që ka kryer ky person i paidentifikuar, në ambjentin e brendshëm. Video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer lekë në euro.

Fillimisht, në video duket personi i maskuar me syze dhe kapele, si dhe me një maskë anti Covid. Ai vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pasi përllogarit këmbimin valutor, pronari i jep 40 mijë eurot, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe dhe i fut në një çantë të zezë me kod.

Në të njëjtën kohë, ai nxjerr dy zarfe të tjera, ku në sipërfaqen transparente dallohej se kishte lekë. Në të vërtetë njëri zarf kishte 500 mijë lekë të vjetra (prerje të ndryshme) dhe në tjetrin 200 mije lekë të vjetra dhe në brendësi ishin të mbushur me letra. Ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë kursin e këmbimit në bllok.

Në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me 40 mijë euro dhe lë zarfet e mbushura me letra në çantën me kod, të cilën e lë aty duke e përdorur si alibi, se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve.

Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange-in e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrimi, pasi kishte bërë këmbime në vlera më të vogla parash.

Faktikisht ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera në dyqan, ku ka bërë blerje në 1000 euro dhe një herë tjetër 500 euro. Ai kishte një metodë të tillë, psh: më kërkonte të blinte 1 mijë euro, unë ia jepja dhe i fuste në një zarf. Më pas zarfin e vendoste në një çantë me kod dhe më kërkonte ta mbaja aty, derisa të merrte lekët në shtëpi dhe për 10 minuta vinte dhe më sillte lekët. Këtë veprim e bëri dy here, derisa më 9 tetor arriti që nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi të më vidhte 40 mijë euro.

Herën e fundit, ai me shpërqëndroi, duke më kërkuar një stilolaps dhe një bllok për t’i shkruar çmimin. Në momentin që unë po merresha me pjesën e çmimit, ai këmbeu zarfet. Ato me euro që unë i dhashë i vendosi tek çanta e dorës dhe zarfet e mbushura me letra i vendosi tek çanta e zezë me cod, që e la në dyqan. Do kthehem pas 10 minutave më tha, por nuk u duk më. Ai fliste rusisht dhe ne komunikonim me google translate.

Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të së njëjtës skemë mashtrimi, afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi. Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Dyshohet se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende mund të jetë me origjinë nga Gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME