Categories Lajme

Përvetësuan 1.6 mln lekë duke u shtirur si administratorë banke, pranga 36-vjeçares, në kërkim bashkëpunëtori

Një 36-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit.  Në p ranga ka rënë V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.  Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim  bashkëpunëtorin e saj, shtetasi S. K.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”” njoftoi policia.

Sipas uniformave blu,k ëta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për v eprime të metejshme h etimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME