Categories Kuriozitete

Pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar

Dëshironi të gjeni vende me mundësi të mira punësimi? Ambient të freskët? Me mirëqenie të përgjithshme? Përdoreni listën e mëposhtme për referencë. HSBC, një prej bankave më të mëdha në botë, ka realizuar anketime me persona të riatdhesuar nga 163 regjione, për t’i pyetur se cilat janë vendet e preferuara në botë në bazë të standardit të jetesës, mundësive për punë  dhe në bazë të mundësive për të rritur familje, transmeton lajmi.net.

Anketimi, i kryer nga ‘YouGov’ gjatë këtij viti, ka qenë i hapur për të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjet, të cilët nuk po jetonin në vendlindje në këtë kohë. Kësisoj, nga rezultatet e fituara, janë përzgjedhur pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar.

5. Zelanda e Re

HSBC thotë se njerëzit që shpërngulen në Zelandë të Re, janë më të prirë të qëndrojnë 20 vjet më shumë sesa në çdo shtet tjetër.

4. Spanja

Nga pjesëmarrësit e anketave, 67% e tyre kanë theksuar se kanë parë një përmirësim në jetë dhe punë pasi janë shpërngulur në shtetin mesdhetar.

3. Kanada

Kanadaja është një prej shteteve më mikpritëse në botë për të huajt, andaj shumë njerëz vendosen këtu për një periudhë afatgjatë.

2. Singapori

Singapori është vendi më i mirë në botë për familjet e riatdhesuara. Shumica e prindërve të përfshirë në anketim kanë vlerësuar se sistemi i shkollimit është dukshëm më i mirë sesa në shtete të tjera.

1. Zvicra

Rroga mesatare në Zvicër është rreth 111,587 dollarë – shumë më e lartë sesa mesatarja globale prej 75,966 dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME