Categories Lajme

Peshëngritësja shqiptare kampione e Europës në dygarësh, Rama bën urimin e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.

Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook, momentin e triumfit të shtangistes Veli.

Postimi i Ramës:  Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg  #ShqipëriaEArdhmjaJonë

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. / abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME