Categories Lajme

Peshqit në Drin ngordhin prej ujërave të zeza

Uji në lumin Drini i Bardhë të Prizrenit nuk është i helmuar. Ngordhja e peshqve vlerësohet të ketë ndodhur si pasojë e ujit të ndotur nga derdhja e ujërave të zeza të Prizrenit, në pjesën ku Lumbardhi i bashkohet Drinit. Inspektorati nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për Top Channel se kjo ndodh çdo vit në periudhën e njëjtë, pasi ulet sasia e ujit në lum dhe rritet sasia e ujërave të zeza.

“Unë besoj që edhe banorët e dinë që bie rrjedha e Drinit në këtë periudhë dhe të gjithë e din se të gjithë kanalizimet e qytetit të Prizrenit derdhen aty, dhe derisa nuk kemi impiant për trajtimin e ujërave të zeza, Prizreni edhe në këtë periudhë kohore por edhe viteve të tjera do të na përsëritet nëse nuk ndërtohet impianti. Nëse themi si zgjidhet ky problem? Mund të them vetëm kur të ndërtohet impianti sepse këto ujëra nuk kanë ku të derdhen”, është shprehur inspektori i mjedisit, Mustafë Hyseni.

Ndërsa raportimet se po i njëjti lum u bë shkak i ngordhjes së bagëtisë, është hedhur poshtë pas rezultateve që treguan për shenja të sëmundjeve shtazore. Me gjithë alarmin e ndezur, banorët e zonës vazhdojnë t’i kullosin bagëtitë buzë Drinit. Ujërat e zeza nuk pritet të paraqesin problem për banorët e Kukësit, për shkak të largësisë, si dhe shtimit të sasisë së ujit nga Drini i Zi përveç burimit të Drinit të Bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME