Categories Showbiz

Petrit Çeku me koncert në Japoni, interpreton veprën e Rafet Rudit

Kitaristi Petrit Çeku, i cili tashmë ka qenë pjesë e shumë festivaleve e koncerteve ndërkombëtare, kësaj radhe pritet të performoj në Japoni, shkruan KultPlus.

Ndër të tjera, Petrit Çeku, pritet që në këtë koncert që mbahet në kuadër të festivalit ”Nagoya Guitar Festiva” të paraqitet edhe me muzikë shqipe, kryesisht me interpretimin e veprës së Rafet Rudit. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë kitaristi me një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ku thotë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti.

Çeku ka interpretuar shumë recitale në të gjithë Evropën dhe Amerikën dhe ka qenë një solist me orkestra të tilla si Baltimore Symphony, Filharmonic of Chamber of Czech, Orkestra shtetërore e Hermitasit të Shën Petersburg dhe Filarmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu paraqitet rregullisht me Solistët e famshëm të Zagrebit dhe është anëtar themelues i Guitar Trio Elogio.

Ai rregullisht performon në festivale muzikore si Festivali i Gjeneratës Tjetër, Samobor Festival, Panama Guitar Panama, Guitar Virtuosi në Moskë dhe Festivali Remusica i Prishtinës. Ai gjithashtu jep mësime rregullisht në Akademinë Polake të Kitarës dhe Festivalin e Mjeshtërve të Rinj Samobor. Petrit Çeku luan në një kitarë të bërë nga Ross Gutmeier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME