Categories Lajme

Pezullohet porti i Vlorës, transporti i mallrave vetëm përmes Durrësit me 40%

Kompanitë e transportit të mallrave në Vlorë, duhet të nisin kamionët drejt Italisë vetëm përmes portit të Durrësit. Vendimi për mbylljen e portit të qytetit të tyre për shkak të koronavirusit, ka sjellë rritjen e kostos me të paktën 40 për qind. Porti i Durrësit prej më shumë se një jave ka ulur traun edhe për transportin e kamionëve.

Shkak për këtë është bërë mos plotësimi i kushteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Ndaj dhe me  urdhër të ministrisë së shëndetësisë transporti realizohet vetëm përmes portit të Durrësit. Një vendim i tillë ka sjellë penalizimin e kompanive të transportit ndërkombëtar. Përfaqësuesit e tyre për Ora News shprehet se Biletat e udhëtimit për ta është 40 për qind më shtrenjtë nga 700 euro në 1100. Kostos i shtohet dhe rruga, por dhe qëndrimi deri në nisjen drejt Italisë.

Për situatën përfaqësia e kompanive të transportit ndërkombëtar në Vlorë, bën të ditur se janë informuar deputetët e zonës, prefekti dhe kryebashkiaku. Por pavarësisht situatës ende nuk ka asnjë zgjidhje.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME