Categories Lajme

Piloti që bëri ulje emergjente të avionit në një fushë misri: Nuk jam hero

Damir Yusupov, piloti që ka kryer uljen urgjente të aeroplanit të kompanisë, Ural në një fushë misri afër Moskës, tha se ishte i frikësuar teksa të dy motorët e aeroplanit u “pushtuan” nga zogjtë, madje ai shtoi se nuk ka pasur kohë për diçka të tillë.

Yusupov, u tha thënë gazetarëve se mundësia e tij e vetme ishte ulja emergjente në një fermë afër aeroportit Zhukovsky, teksa ka pasur 233 persona në bord.

“Nuk jam frikësuar. Kam bërë atë që duhej të bëja. Kam ruajtur aeroplanin, pasagjerët, ekipin. Unë mendoj se ai ka qenë vendimi i vetëm. Nuk mendoj se jam hero”, ka thënë ai me modesti.

Zyrtarët e emergjencës kanë thënë se 74 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas uljes së aeroplanit, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka raportuar se rreth 23 persona janë dërguar në spital për shkak të plagëve që kanë marrë.

Yusupov dhe gjashtë anëtarët e tjerë të ekipit janë përshëndetur menjëherë për veprimin e tyre, i cili është krahasuar me “Mrekullinë në Hudson” të vitit 2009, kur kapiteni, Chesley Sullenberger, ka ulur një aeroplan në lumin Hudson të Nju Jorkut, pasi një zog hyri në motor.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka nderuar me titullin “heronj të Rusisë” pilotin, Yusupov dhe Georgy Murzin, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit i ka shpërblyer me çmimin për kurajo, për punën e tyre gjatë uljes urgjente.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti afër Moskës drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia më 2014.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME