Categories Lajme, Lifestyle

“Pilula që më shkatërroi mëlçinë”

Një 54-vjeçar nga Amerika po përgatitet për betejë ligjore me një kompani që i shiti pilula çaji jeshil, të cilat ai nisi t’i përdorte për ta ndihmuar në dobësim, por që i nxorën mëlçinë jashtë funksioni duke e detyruar të kryente transplant.

Dita që mori pjesë në diplomimin e të birit nga shkolla e mesme, duhej të ishte një prej ditëve më të lumtura në jetën e tij. Por tani Jim McCants e shikon ditën e maturës së të birit me emocione të përziera. Pasi u ul përkrah të shoqes në auditorin në Teksas, ajo iu kthye duke e pyetur: “Ndihesh mirë?  Fytyra të është zverdhur, sytë të janë zverdhur, dukesh tmerrësisht keq?”. “Kur pashë veten në pasqyrë u shokova”, tha ai, i cituar nga BBC.

Ishte shokuese për të pasi Jim, asokohe 50-vjeçar, kishte punuar për të përmirësuar stilin e tij të jetesës, duke u fokusuar më shumë tek përdorimi i produkteve të shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt.

Im atë pësoi një atak në zemër në moshën 59-vjeçare dhe nuk ia doli”, kujtoi Jim, duke shtuar se ai ishte i vendosur të bënte gjithçka që të mos kishte të njëjtën histori me të atin. Pak pas diplomimit të të birit, Jim u shtrua në spital për problemet me mëlçinë.

Në 30 vitet e fundit unë ndoshta kam pirë një kuti me birra në vit, asnjë gotë verë. Kështu që alkooli nuk ishte pjesë e jetës sime”, tha Jim, duke shtuar se as duhanpirja nuk ishte problem.

Në kuadër të ndryshimeve në stilin e jetesës, Jim kishte nisur të përdorte pilula çaji jeshil, për të cilat kishte dëgjuar se të të forconin zemrën dhe të ndihmonin në heqjen e kilogramëve të tepërt. Këto produkte ishin bërë shumë popullore vitet e fundit edhe falë reklamimit online dhe ndihmës së tyre të supozuar në rënien në peshë dhe parandalimin e kancerit.

Mjaftoi konsumimi i këtyre pilulave për 2-3 muaj që ai të sëmurej rëndë.  Mjekët i thanë se kishte nevojë për një transplant urgjent mëlçie. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. “Ju keni ditë – nuk keni asnjë javë në dispozicion”, i thanë mjekët.

Fatmirësisht, një ditë më vonë, ai gjeti një dhurues dhe e kreu transplantin.  Megjithëse kanë kaluar 4 vite, Jim tani po përgatitet ta padisë kompaninë amerikane “Vitacost”, e cila i shiti pilulat e çajit jeshil.

Jim McCants thotë se kompania duhet të vendosë një shenjë paralajmëruese në produkte dhe në websajt që njerëzit të mësojnë rreziqet para se ta blejnë.  Vetë kompania e kontaktuar nga BBC refuzoi të komentonte, por tha se qëndronte pas cilësisë së produkteve të saj. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME