Categories Kuriozitete

Pinguini shpëton nga goja e orkave duke kërcyer në barkën e turistëve (fotot)

Një pinguin i pashpresë por i guximshëm është fotografuar duke i shpëtuar një tufe me balena vrasëse duke kërcyer në një barkë plot me turistë. Zogu i tmerruar ishte duke u ndjekur nga orkat në ngushticën Gerlache në Antarktikë dhe shihej që kërcente vazhdimisht jashtë ujit, ndërsa gomonet e turistëve panë të gjithë skenën.

Shkrimtari i udhëtimeve Matt Karsten, 40 vjeç, dhe gruaja e tij Anna, 32, po filmonin pinguinin kur ai u përpoq të kërcente në një prej barkave para se të hidhej përsëri. Zogu më pas bëri një tentativë të dytë dhe ia arriti të ndalonte në anë të gomones.

Matt tha: “Ishte çmenduri ta shihje personalisht këtë. Sikur të shihje një dokumentar të National Geographic për së gjalli. Besoj se pinguini ishte shumë i lehtësuar që arriti të shpëtonte”.

Çifti ishin duke lundruar mes ajsbergëve kur pikasën një tufë të madhe orkash në ujë, të cilat më pas nisën të ndiqnin pinguinin ‘gentoo’ duke u përpjekur ta vrisnin për ta ngrënë.

“Pinguini arriti të hipte në barkë me tentativën e dytë dhe atëherë ne u larguam menjëherë nga vendi”, thotë Matt, duke shtuar më pas me shaka se edhe orkat mund të tentojnë të kërcejnë në barkë.

“Orkat vazhduan ta ndjekin barkën tonë edhe për pak. Ato nuk hiqnin dorë kollaj por më në fund e lanë pinguinin me miqtë e tij të rinj. Pasi notoi për pak në barkë, edhe pinguini dha lamtumirën duke kërcyer në ujin e akullt.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME