Categories Lajme

Pipero shkoi për kurim në Itali, thumbon kolegu: Si ka mundësi? Kjo sëmundje sikur kalonte vetëm me disa vitamina

Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka komentuar dërgimin për kurim të mjekut Pëllumb Pipero në Itali, pas infektimit të tij me Covid, fill pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfzier.

Pikësëpari duke i uruar Piperos shërim të shpejtë, Vargu ironizon kolegët e tij, ndoshta mes tyre edhe vetë Piperon, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.

Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa. Kardiologu shton më tej se jo të gjithë e kanë mundësinë që të dërgohen jashtë vendit kur gjendja e tyre rëndohet, dhe thumbon se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.

Postimi i plotë i Vargut: Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME