Categories Lajme

Pistë hetimi jo vetëm bullizimi në TikTok, zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares. Telefoni i të ndjerës do t’i nënshtrohet ekspertizës

Detaje të reja nga hetimet për rastin e vetëflijimit të 41-vjeçares me iniciale B.L., në Durrës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç pistës së bullizimit në rrjetin social tik-tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit. Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës.

News 24 raporton se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem. Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Adoleshenti futet për të vjedhur në banesën ku po ushtrohej prostitucion, ‘punonjësja’ 24-vjeçare e plagos me thikë

Një 17-vjecar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave, 5 persona të tjerë të plagosur

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin e ‘Shqiponjave’,,pasi përdorte një të mitur për shitje droge

Një efektiv i “Shqiponjave” është dërguar për gjykim nga prokuroria e Fierit pasi përdorte një të mitur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bashkia Vlorë ka paraqitur një projekvendim për ngritjen e një strehëze për qentë endacakë\ Strehëza e qenve në Vlorë: një nismë me kosto të pajustifikuara

Gjergj Nika, ish-kandidati për Bashkinë e Vlorës ka kundërshtuar nismën e Bashkisë së Vlorës për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit te QSUT

Një farmaci pranë pallatit, fasada e të cilit u dogj para disa ditësh në Tiranë…

LEXO ME SHUME