Categories Lajme

Pjesë e listës së PS/ Najada Çomo zbulon përse e pranoi ftesën: Kush më mirë se unë mund të reflektojë punën në spitalet Covid

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila renditet e dyta në listën e PS në qarkun e Tiranës për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka zbuluar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.

Në një videomesazh të publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Edi Ramës, Çomo theksoi se mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, ndërsa theksoj se nevojitet të fokusohemi tek masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, jam punësuar në spitalin Infektiv dhe që prej atij viti nuk jam ndarë. Ka qenë një punë me përkushtim, me dinjitet profesional për t’i shërbyer pacientëve.

E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”, tha Çomo. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME