Një ditë pas plagosjes së punëtorit të ndërtimit në Durrës, policia ka vënë në pranga drejtuesin e vinçit.
Policia arrestoi shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Siç sqarohet në komunikatën zyrtare të policisë,“46-vjeçari më date n. 09. 09 .2019. në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D”.
49-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.