Categories Lajme

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i PD në Peqin, 7 vite më parë akuzoi Aqif Rakipin se e rrahu

Të shtëna me armë janë shënuar ditën e sotme në Peqin, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se pas një konflikti shtetasi Sokol Dehima ka qëlluar me armë Dielli Çelën 55 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa polica është në kërkim të autorit 52-vjeçar. Çela është ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Diell Çela, 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia.

Diell Çela, ish-kryetar i PD-së në Peqin ka qenë edhe më parë protagonist i ngjarjeve të kronikës. Në shkurt 2016 PD akuzoi ish-deputetin Aqif Rakipi dhe vëllanë e tij sepse sipas saj, rrahën barbarisht kryetarin e PD-së së Peqinit për motive të pastra politike.

Sipas ish-deputetit Arben Ristani, ngjarja ndodhi në një lokal Pajovë të Peqinit, ku kryetari i degës së PD në këtë qytet, Diell Çela, “është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME