Categories Lajme

Plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, pranga të riut në Elbasan

Policia ka vendosur në pranga një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, pasi ka plagosur me armë gjahu një 53-vjeçar.

I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

Automatiku me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe një 35-vjeçar me iniciale A. M., pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 16 Mars 2025

Dashi Nëse nuk doni qe debatet dhe mosmarrëveshjet te bëhen pjese e jetës suaj mundohuni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 30-vjeçari. Policia sekuestron kanabis e kokainë

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi disa makina, arrestohet 34-vjeçari. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Një 34-vjeçar, identifikuar me inicialet K. Ll., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Motra qëllon me thikë vëllanë e mitur, policia nis hetimet. E reja dërgohet në…

Një 19-vjeçare, është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës për plagosjen e vëllait të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, kapen dy kushërinjtë në Dibër

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë…

LEXO ME SHUME