Një 18-vjeçar është arrestuar pasi një ditë më parë plagosi me sende të forta një 34-vjeçar. Ky i fundit ka qenë në një lokal me vëllain e tij, ku gjatë një konflikti u plagos me sende të forta në kokë.
34-vjeçari D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i policisë
Korçë/Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.
Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes