Categories Lajme

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet pas dy orësh në arrati 16-vjeçari

Është vënë në pranga pas dy orësh në arrati 16-vjeçari i cili mbrëmjen e sotme ( 22 tetor), dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ka përfunduar në spital.

Policia bën me dije se adoleshenti pasi plagosi 16-vjeçarin është larguar nga vendngjarja, ndërsa tashmë u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier

I plagosuri 16-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe çfarë lidhjesh ka autori me të plagosurin.

Njoftimi i policisë

Fier/Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME