Categories Lajme

Plagosja e 24-vjeçarit në Berat, Policia shpall në kërkim 2 autorët

Policia e Beratit ka mundur të zbardhë plagosjen e një nate më parë në Berat, ku i lënduar mbeti 24-vjeçari Tajar Fetiu.

Uniformat blu kanë identifikuar dy autorët e krimit. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Arnold Azizolli dhe Amarildo Dulen, të dy banues në Berat. Policia ka shpallur në kërkim të dy të rinjtë, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk bëhen të ditura.

Njoftimi i policisë: Berat Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari. Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve: Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME