Categories Lajme

Plan “vampiresh”, kapen 2 nxënëset e mitura me thika e prerëse picash duke pritur moshatarët në tualet

Dy vajza u kapën me thika dhe mjete të tjera të mprehta në një shkollë të mesme të Floridës, ndërsa rrëfyen gjatë marrjes në pyetje, se kishin planifikuar të vrisnin shokët e tyre të klasës, pastaj të pinin gjakun e tyre dhe në fund të bënin vetëvrasje.

Vajzat u kapën në tualetin e shkollës ku ishin vendosur në pritë për nxënësit më të vegjël. Sipas një deklarate të policisë –  ato kishin planifikuar t’i prisnin fëmijët në fyt, t’ju masakronin trupat ku mishin e tyre do ta lyenin me gjakun e viktimave dhe pas kësaj do ta hanin.

Ndërsa vajzat do të ishin kënaqur pas ngrënies së nxënësit të parë, planet e tyre ishin që të vrisnin edhe 15-25 nxënës të tjerë. Pas gjithë kësaj, ato do të vetëvriteshin.

Me sa duket i gjithë komploti i tyre ishte frymëzuar nga skemat e filmave të frikshëm. Ata donin të siguroheshin se do të bëheshin “mëkataret më të këqia”, duke u lejuar atyre që të kalonin përjetësinë në ferr me Satanin.

Administratorët e shkollës së mesme Bartow “shpëtuan” shkollën nga skemat e çuditshme të vajzave kur mungesa e dy prej tyre shkaktoi një shqetësim, dhe për këtë arsye nisën t’i kërkojnë. Vajzat u gjetën në tualetin e shkollës dhe mbanin në duar katër thika dhe një prerëse pice.

Vajzat u dërguan në institucionin e paraburgimit për të mitur ndërsa prokurorët janë në dilemë të vendosin nëse do t’i konsiderojnë të mitura apo maxhorene. Teknikisht, prerja e nxënësve të klasës dhe rrëfimi i tregimeve të egra nuk është ende një krim.

Sjellja e një 11-të  vjeçari si një i rritur për të poseduar një thikë, është në kapërcim të vetëdijës së një të mituri. Por nga ana tjetër, konsiderimi i tij si një i rritur tingëllon si një reagim i tepruar nga ana e organeve lgjzbatuese, ku e bën sistemin të duket i frikësuar prej një shpërthimi mbarëkombëtar të dhunës nëpër shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME