Categories Lajme

Plani Kombëtar i Moshimit – Transport publik falas e shërbime shëndetësore, kosto 5-vjeçare, 6 mld lekë

Krahas miratimit të pensionit minimal, Plani Kombëtar i Moshimit përcakton edhe një sërë objektivësh të tjerë që do të duhet të arrihen gjatë 5 viteve të ardhshëm. Referuar dokumentit, synohet rritja e aksesit në transportin publik për të moshuarit më të varfër përmes skemave te subvencionimit. Këtu përfshihen kryesisht pensionistët që trajtohen me pension social, duke synuar heqjen e barrierave negative qe ndërhyjnë ne përfshirjen e te moshuarve ne jetën shoqërore, ku  mes te tjerash  është edhe pamundësia per te përdorur transportin per distanca relativisht te largëta ne mjedisin urban.

Megjithatë plani parashikon ndërmarrjen e politikave lehtësuese edhe për pensionistë të tjerë nga ana e bashkive me mbi 100 mijë banorë. Por, pavarësisht se plani synon kryesisht mbrojtjen e pensionistëve më në nevojë, ai kërkon gjithashtu dhe pjesëmarrje më të gjerë e të moshuarve në jetën komunitare. Në këtë kuadër kërkohet ofrimi sistematik nga ana e bashkive të aktiviteteve kulturore e sociale me përfshirje te te moshuarve te vetmuar (vizita turistike ne qytete te Shqipërie, konkurse letërsie dhe muzike, përkujtimore te personave te shquar, etj).

Gjithashtu, kërkohet aplikim i tarifave te reduktuara per personat mbi 65 vjeç per evente artistike apo sportive te ofruara nga vete Bashkia apo agjenci te tjera publike a private ne territorin e bashkisë. Ndërkaq, një tjetër qëllim është edhe ofrimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore të përshtatshme dhe të integruara për të moshuarit, duke nisur nga rritja e qendrave ditore, e deri te ofrimi i kujdesit shëndetësor në banesë për ata persona që kanë humbur autonominë. Zbatimi i gjithë Plani Kombëtar i Moshimit 2020-2025, duke përfshirë edhe përcaktimin e pensionit minimal parashikohet të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 mld lekësh./ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME