Është zhvilluar një debat në Parlamentin francez teksa fokusi ka qenë hapja e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Kryeministri i Francës, Edouard Philippe është shprehur krejtësisht kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, teksa vë në dukje rritjen e numrit të personave nga vendi ynë që kanë aplikuar për azil. “Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks,”– mësohet të jetë shprehur Philippe .
Categories
Lajme
Plas debati për Shqipërinë në Parlamentin francez, kryeministri: Duan të hyjnë në BE, të parët për azil! Absurditet
