Vlorë/ Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

