Categories Lajme

Plas sherri, panik në sallën e operacionit. Mjekët përleshen me njëri-tjetrin

Adem Grbolar dhe Endrit Shala, doktorë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë përleshur me njeri tjetrin në sallën e operacionit.

Nuk dihet pse ka ndodhur kjo përleshje. Ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi. Ajo ka thënë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve.

“Dje rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Adem Grbolar i cili është shef i repartit në Kardiokirurgji, është akuzuar më herët nga kardiologu Arbër Kutllovci për manipulim me lista të pacientëve.

Kutllovci para disa muajve kishte postuar në profilin e tij në Facebook, ku kishte bërë të ditur vendimin e tij për largim nga klinika. Ai kishte thënë se përçarjet dhe manipulimet e shefit Dr. Adem Grbolar, janë arsyeja kryesore e dorëheqjes.

“Ambienti përçarës dhe morbid që është krijuar brenda Klinikes së Kardiokirurgjisë nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë shqetësimi im kryesor.

Mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi, -mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para operimit, etj)”, kishte shkruar Kutllovci në reagimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME