Categories Lajme

“Plasin” tenderat për bileta avioni, administrata në fluturim

Rikthimi në punë pas pushimeve duket se do të përkthehet në më shumë fluturime jashtë vendit për punonjësit e administratës publike. Me nisjen e muajit shtator ka patur një numër të shtuar të procedurave të prokurimit publik, të cilat kanë si objekt pikërisht blerjen e biletave ajrore për institucione të ndryshme shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo Agjenci, në 9 ditët e para të këtij muaji rreth gjysma e tenderëve të hapur janë për bileta ajrore. Më konkretisht nga rreth 130 procedura të shpallura, 46% e tyre kryhen për udhëtime jashtë vendit për punonjësit e administratës. Ndërkaq, sa i takon aktivitetit të prokurimit publik nga bashkitë e reja, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, numri I procedurave të shpallura është I konsiderueshëm. Kështu, sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, për periudhën 1 korrik-30 gusht në total janë shpallur 270 tendera me fond limit 2 75 mld lekë, raporton “scan”.

Bashkia Tiranë, Shkodër dhe Elbasan ka numrin dhe vlerën më të lartë të tenderëve të shpallur. Me vlerën mbi 100 milion lekë në këtë periudhë janë shpallur vetëm katër tenderë, të cilët iu takojnë njësive vendore: Gramsh, Kavajë, Matos dhe Malësi e Madhe. Sipas Open Data Albania, për këtë periudhë, tenderët e njoftuar dhe të finalizuar me fitues kanë 23 raste të shënuara me RedFlag, pra me indicie të mundshme për parregullsi dhe problem me konkurrencën në garë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME