Kryeministri Rama teksa foli në prezantimin e platformës për punësimin e studentëve theksoi se edukata e treguar nga studentët është “katastrofë”, duke bërë kështu një hap pas në vlerat e shqiptarëve. Shefi i qeverisë sqaroi se platforma tashmë është e hapur dhe të gjithë ata që kanë një notë mesatare mes 9-10, e kanë derën e hapur për vendet e lira të punës në administratë dhe në agjencitë publike.
“Kush është në master. Është investimi yt. Do ta bësh, bëje. Është një praktikë pune dhe kalkulimi i bërë nga ne, vetëm nga mbyllja e llotove ka shumë ndryshime. Edukata, katastrofë, e pabesueshme. Shqipëria ka pasur kod edukate edhe në kullat më të izoluara në male. Malësorët në fund të botës, ose banorët buzë detit pa dallim kanë patur një shtëpi një kod edukate. Prindërit sakrifikojnë. Shqiptarët statistikisht është populli që shpenzon më shumë për të arsimuar fëmijët jashtë për frymë. Janë shumë para që shpenzohen, prindërit në këtë vend. Këto para dihet shumë mirë se si i sigurojnë. Programi do të jetë aktiv menjëherë. Do të hyjë në fuqi për ata që kanë mbaruar 2007-2018 dhe ata që kanë përfunduar tani. Unë dua që në hipotekat, aluiznit, doganat, ty gjitha vendet do të jenë në shërbim të atyre që janë më të mirë.
Të gjitha ata që janë më të mirët do ta kenë shansin. Prioritetin e parë do ta kenë ata që kanë mbaruar jashtë, e dyta ata që kanë mbarur universitetin publik, pastaj të gjithë të tjerët. kur të dilni, e di që do t’iu thonë: ju jeni të gjithë të FRESSH. e keni marrë parasysh këtë.”, tha Rama.