Categories Lajme

Plazh mes pandemisë, qendrat shëndetësore verore masa për rastet

Këtë verë pushimet do të bëhen mes pandemisë së koronavirusit. Ndaj edhe qendrat shëndetësore verore, do të kenë infrastrukturë edhe për të përballuar rastet e dyshuara me koronavirus. Që prej 15-qershorit në Shëngjin është ngritur qendra shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në këtë zonë turistike. Shërbimi ofrohet përgjatë 24 oreve, ndërsa është krijuar dhe infrastruktura e nevojshme për tu përballur me rastet me Covid-19.

“Ka pasur më pak krahasuar me 2019 sepse njerëzit janë të frikësuar. Por gjithësesi të gjithë pushuesit që mund të paraqiten në bregdetin e Shëngjinit janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Shëndetësisë për të ofruar një shërbim të sigurt 24 orë në 7 ditë të javës.”

Fluksi i pacientëve përgjatë qershorit ka qenë i paktë, ndërsa këshilla kryesore e mjekëve është për të respektuar protokollin anti koronavirus edhe në plazh.

“Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar me Covid. Të përdorin maskë në çdo moment kur nuk respektojnë distancimin social dhe të mbajnë një higjienë sa më të pastër vetjake.” Numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje gjatë ditëve të fundit, por me shqetesim nga ana tjetër po shihet me shqetesim edhe rritja e të prekurve me koronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME