Categories Lajme

Plazh në Vlorë, rregullat për të pushuar përgjysmojnë numrin e çadrave

Sipas udhëzimeve të deritanishme të ministrisë së Turizmit dhe qeverisë së vendit nuk e favorizon aspak turizmin në qytetin e Vlorës, teksa i jep këtij të fundit një tjetër goditje. Fakt të tillë e konfirmuan kreu i operatorëve turistik për jugun Vasil Bedinaj i cili shprehet se rregullat e deritanishme për të pushuar përgjysmojnë numrin e çadrave të plazhit të vendosura përgjatë gjithë qarkut të Vlorës. Bedinaj shprehet se operatorët turistik nga takimet e bëra si me instancat vendore, por edhe bisedimet me ministritë e linjës, shprehen besimplotë se situata do të ndryshoj dhe do të ketë më shumë lehtësira për ta.

Bedinaj sheh primare për funksionimin e turizmit hapjen e kufinjve tokësor, ajror por edhe detar duke vendosur theksin tek rikthimi në funksionim të plot që duhet të ketë trageti i linjës Vlorë Brindisi Vlorë, teksa në afro 2 javë nga hapja e hoteleve që menaxhon sërish situata mbetet e pandryshuar, prenotiimet janë thuajse 0, por edhe pasiguria që kanë sesi do të vijojë sezoni i detyron që aktualisht të punojnë me staf të reduktuar në thuajse 20 % të asaj që ka qënë më parë.

Adnand Aliaj administratori i një prej hoteleve dhe plazheve në qytetin e Vlorës shprehet se rregullat e reja për plazhe nuk mund të zbatohen tek plazhi që ai administron, distanca 10 metra larg detit i pezullon aktivitetin, teksa nga 30 çadra qe vendoste më parë me distancën 3.5 metra vendos vetëm 15. Momentalisht edhe në hotelin që administron klientela mbetet thuajse zero momentalisht, për faktin se askush s’mund të vij në hotel, të prenotoj dhomën, pa patur mundësi të lahet në det apo të bëj pushime, teksa besimi vazhdon ende se ky urdhër për kategori plazhe të tillë do të rishikohet sërish.

Petrit Gabaj administratori i një plazhi ranor në qytetin e Vlorë me metër në dorë ka filluar përgatitjet për zbatimin e distancës ndërmjet çadrave dhe nga bregu i detit. Plazhet ranor në Vlorë kanë më shumë hapësirë dhe distancë nga bregu i detit në krahasim me plazhet guror, kjo i lejojnë administratorët e këtyre plazheve të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministritë e linjës. Përsa i përket prenotimeve në hotelet e qytetit të Vlorës ato vazhdojnë ende të jenë në numër tepër të vogël, teksa operatorët turistik të jugut presin hapjen e plazheve dhe lejimin për të pushuar në mënyrë të tillë që situata të shkoj drejtë përmirësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME