Ne rubrikën “:Nje foto është një histori:” dje , plotë 32 vjet nga ndeshja e turit parë të Kupës U..E.F.A . Flamurtari 2-0 Partizan-Beograd. Golat :Xhorxhevic 31` (autogol) dhe Roland Iljadhi 82`. Skuadra e Flamurtarit ka luajtur me kete formacion : Anesti Arapi; Petro Ruci, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Roland Iljadhi; Alfred Ferko, Alfred Ziaji (Eqerem Memushi 64’), Latif Gjondeda, Vasil Ruci (Viktor Daullja 67’); Sokol Kushta, Agim Bubeqi. Trajner: Leonidha Çurri.
Duke triumfuar me meritë të plotë edhe ndaj “Vismutit”, që nuk është tjetër, përveçse skuadra e famshme e RDGJ-së, “Vismut”e Karl Marks Shtadit – kampionia e mirënjohur e viteve ’50, e përcaktuar si një nga 4 skuadrat më të forta në gjithë historinë e futbollit të RDGJ-së pas “Forvertsit”, “Karl Zajs Jenës” e Dinamos së Berlinit.
Po një diçka spontane, instiktive, që e dirigjonin ata spektatorë të pakrahasueshëm të stadiumit “Flamurtari”, në fushën e blertë të të cilit u shkrua një faqe e paharruar e futbollit shqiptar. Nga Mojsi Dalipaj
https://twitter.com/Albanian_Soccer/status/1001608673679101954