Categories Lajme

“Po bëhet masakër e madhe”, banorët e Burxullës sërish në protestë: Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri

Për të disatën herë rradhazi banorët e Burxullës kanë dalë sërish në protestë. Ashtu siç kemi raportuar edhe me herët a po protestojnë prej 6 muajsh ndërsa për mediat kanë thënë se nuk ka transparencë sa i takon projektit, që shemb banesat e tyre.

Për këto të fundit ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Më herët banorët kanë thënë se askush nuk është interesuar për ta teksa kanë ngritur pikëpyetje mbi projektin.

Banori: E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni mirë. Asnjë lloj përgjigjë asnjë llojë informacioni. Njësia administrative në Burxuullë kërkon një përgjigje, ky ka qenë projekti më i keq i mundshëm. Sot e la vendimi për rrugën e aroportit. Shteti e ka bërë qëlimisht këtë. Në kërkojmë të drejtat tona. I bejmë thirrje institucioneve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME