Categories Lajme

“Po bëja shaka”, flet 27-vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjetet sociale, i gjenden qindra materiale në telefon

Një tjetër pedofil është arrestuar nga sektori i krimit kibernetik në Tiranë. Sipas policisë në pranga ka rënë 27-vjeçari Bernard Çullhaj. Krimi Kibernetik, pas një denoncimi, ka arritur që të arrestojë të riun, i cili përmes rrjeteve sociale shantazhotne vajza të mitura në mënyrë që këto të fundit ti dërgonin foto dhe video erotike të zhveshura. Madje në një bisedë, Berndard Çullhaj i kërkon të miturës foto nudo, e ndërsa kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se do të vrasë veten. Viktimat e tij ishin kryersisht vajzat e mitura nga 14 deri në 15 vjeçe.

Krimi Kibernetik ka zbuluar se Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë. Por nga fotot dhe videot e gjetura në celularin e tij, grupi hetimor ka dyshime se viktimat janë më të shumta në numër.

I riu është marrë në pyetje nga policia ku fillimisht ka thënë se nuk e dinte që vazjat ishin të mitura, e ndërsa më pas ka pranuar fajin duke u justifikuar se po bënte shaka me të miturat. Ndërkohë policia ka mbledhur të gjitha materialet e gjetura si mesazhe kërcënuese, video dhe foto të vazjave të mitura, prova që priten të hedhin më shumë dritë në hetimet në lidhje me 27-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME