Categories Lajme

Kontratë vdekje me mbi 300 mijë euro, për të vrarë Hajrulla. Shkodrani tregon planin. Në kërkim dy djem xhaxhallarësh

Një rëfim i dhënë pak muaj më parë nga një person i kapur në muajin Gusht 2023 në Vlorë, gati për të bërë vrasjen e Ines Hajrulla, ka çuar një ditë më parë në arrestimin e një personi i kamofluar me tre emra të ndryshëm si dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje një muaj më parë paralajmëroi se njeriu që ishte penduar dhe kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej. Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit Gusht 2023 në Vlorë. Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë.

Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë. L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, teritor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.  Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacionet paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës.

Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pasticcerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën ti shpëtojnë kapjes nga policia lokale. Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorinë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompetencën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK. Prokuroria speciale ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ai tashmë është kthyer në bashkëpuntor i prokurorisë SPAK, duke treguar veprimtarinë kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME