Categories Lajme

Po blinte ilaçe për nënën e sëmurë, forcat ruse hapin zjarr mbi 31-vjeçaren, humb jetën pak ditë para ditëlindjes së saj

Një grua ukrainase u hodh në erë brutalisht nga një tank rus teksa blinte ilaçe për nënën e saj të sëmurë.

Valeriia Maksetska, 31 vjec, e cila punonte në një organizatë partnere të USAID-it, dyshohet se u vra së bashku me nënën e saj dhe shoferin e tyre në një fshat afër Kievit.

Thuhet se mjekja e guximshme vendosi të qëndronte prapa për të ndihmuar civilët e rrethuar nga rusët derisa mamasë së saj, Irina, i mbaruan ilaçet dhe ata morën vendimin për të ikur.

Ndërsa Valeriia, Irina dhe shoferi i tyre, Yaroslav, prisnin në makinë që një autokolonë rus të kalonte në një rrugë në perëndim të Kievit, një tank thuhet se hapi zjarr mbi ta.

 

 

Administratorja e USAID-it, Samantha Power, pretendoi se të tre u vranë në pritën e tmerrshme nga tiranët e Vladimir Putinit .

Zonja Power tha se Valeria, një punonjëse në Chemonics, u vra tragjikisht pak para ditëlindjes së saj të 32-të.

Ajo tha: “Jam jashtëzakonisht e trishtuar që ndaj vdekjen e Valeria ‘Lera’ Maksetska – ukrainase krenare , partnere e dashur zbatuese e USAID-it dhe udhëheqëse e shkëlqyer, e dhembshur për ndërtimin e kohezionit social dhe luftimin e dezinformimit. Ajo u vra nga ushtria ruse pak para ditëlindjes së saj të 32-të.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME