Një 69-vjeçar nga Berati ndërroi jetë duke u djegur në mënyrë aksidentale gjatë pasdites së djeshme.
Gazetari Artan Diko bën me dije për abcnews.al se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari, ishte duke djegur disa mbeturina tek toka e tij në zonën e njohur si Blloku i Fiqëve ku ka humbur kontrollin për shkak të tymit dhe ka rënë në zjarr.
69-vjeçari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri duke humbur jetën për shkak të flakëve. Policia e ka konsideruar v dekjen si aksidentale.
