Categories Lajme

Po i priste një makinë jashtë burgut? Detaje nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes në burgun 313 rreth një muaj më parë, ku tentoi arratisjen Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri. Hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të b urgjeve, se si veprohet çfarë parashikon ajo dhe nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm.

Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Çepele tentoi të vrasë veten. Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjekësore e Lulzim Çepelës që tentoi vetëvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.

Mësohet se hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre. Burimet bëjnë me dije së për të mësuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo, e nëse  tentativa  arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.

Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar. “Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”. Ndërkohë mësohet se do të ripyeten tetë policët e pezulluar nga detyra për të gjithë ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME